Lajme
Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci dhe Slloveni
Demokracia
13:00 | 27 Shkurt 2021

Share:

Janë regjistruar në Kroaci dy raste të variantit të koronavirusit afrikano-jugor.

Siç raportohet nga mediat vendase, bëhet fjalë për dy persona që janë kthyer nga Zanzibari dhe janë të infektuar me variantin e ri të koronavirusit.

Në Kroaci ka raste të shumta edhe të variantit anglez të koronavirusit, raporton A2.

Ndërkohë një rast i parë i varianti të afrikano-jugor të virusit është raportuar gjithashtu në Slloveninë fqinje, ku është diagnostikuar një mjek në Maribor që është kthyer nga Namibia.

Kontrollet po zhvillohen edhe për persona të tjerë që ishin me mjekun në Afrikë dhe që u kthyen në Slloveni me të.

Të ngjashme