ShowBiz
Regjisori i filmit ‘The fast and the Furious’ akuzohet për sulm seksual
Demokracia
10:23 | 26 Janar 2021

Share:

Aktorja dhe regjisorja, Asia Argento ka akuzuar regjisorin e ‘The Fast and the Furious’ dhe ‘xXx’, Rob Cohen për sulm seksual.

Ajo i tha gazetës italiane Il Corriere della Sera se Cohen abuzoi me të dhe e bëri atë të pinte GHB (lëndë narkotike) raporton BBC dhe transmeton Demokracia.com

Një zëdhënës i Cohen e quajti pretendimin e Argentos “kategorikisht të rremë” dhe “befasues”.

Argento pretendon se sulmi ndodhi gjatë xhirimit të filmit aksion xXx në vitin 2002.

“Në atë kohë, me të vërtetë nuk e dija se çfarë ishte. Unë u zgjova në mëngjes e zhveshur në shtratin e tij,” i tha Argento botimit italian.

Akuzat përfshihen gjithashtu në autobiografinë e Argentos ‘Anatomy of a Wild Heart’, e cila do të botohet në vendlindjen e saj në Itali më 26 janar.

Deklarata e lëshuar nga zëdhënësi i Cohen e përshkroi çiftin si “një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune dhe Z. Cohen e konsideroi atë si shoqe, kështu që ky pretendim që daton nga viti 2002 është befasues”.

Argento ishte një nga të parat që akuzoi përdhunuesin e dënuar dhe producentin e Hollivudit, Harvey Weinstein për sulm, në një intervistë në New Yorker me Ronan Farrow  në vitin 2017. /Demorkacia.com

Të ngjashme