ShowBiz
Refuzoi të përgjigjej se kur ka kryer marrëdhënie intime për herë të fundit, Keisi pranon dënimin – i hedh salcë në faqe Kristit dhe e lëpin
Demokracia
14:56 | 27 Shkurt 2023

Share:

Banorët e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të përballen me lojëra e sfida të ndryshme.

Mbrëmë (e diel) në shtëpinë e famshme të Shqipërisë u zhvillua një lojë vetëm me vajza.

Konkurrentet do të lexonin pyetjet në letër dhe nëse nuk dëshironin për të dhënë përgjigje, do të bënin një dënim.

Banorja Keisi Medini refuzoi të përgjigjej në pyetjen se kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit.

Ajo zgjodhi të bënte dënimin, ku duhej të hidhte salcë në faqen e një banori dhe ta lëpinte.

E njëjta zgjodhi që këtë ta bënte te Kristi Aliaj, pasi ka nisur edhe një njohje me të.

Kjo situatë e krijuar bëri që të ketë reagime edhe nga yjet e tjerë, të cilët filluan të brohoritnin e t’i jepnin leksione biondes.

Të ngjashme