ShowBiz
Refuzoi të merrte pjesë në filmin “5 Herë Jo”? Donald Veshaj flet për rolin e kryeministrit Edi Rama
Demokracia
17:27 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Filmi “5 Herë Jo” i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pritet të ketë premierën absolute ditën e nesërme (12 dhjetor).

Përpara kësaj, ata kanë dhënë një konferencë për shtyp, ku i pranishëm ka qenë edhe producenti Ledion Liço.

Teksa kanë zbuluar disa detaje rreth këtij filmi, një ftesë për këtë projekt e ka marrë edhe kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta nuk do të mundim ta shohim në film.

“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passëordin e lokalit Rilindje 2050”, u shpreh Donaldi.

Foto: Screenshot/YouTube

Filmi shfaq një komedi romantike me protagonistë kryesorë, Borën dhe Donaldin, me personazhet Jora dhe Gjergji. Veç në Shqipëri, filmi do të shfaqet edhe në kinematë e tjera, kudo ku ka shqiptarë.

Të ngjashme