Lajme
Refuzohet kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit
Demokracia
10:09 | 19 Janar 2024

Share:

SPAK ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit, edhe pse ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare e kishin bërë avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj, por nuk është miratuar. Masa e sigurisë ndaj Berishës ka hapur debatin nëse atij do t’i ndërpritet mandati i deputetit, nëse mungon për më shumë se 6 muaj në Kuvend.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, që qëndron në fuqi prej 20 ditësh.

Në të njëjtën çështje gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që refuzoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë është vendosur që të shtyhet marrja në pyetje nga SPAK e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, Sali Berisha do të merret në pyetje më 23 janar, ndërsa dy ditë më pas SPAK do të pyesë edhe Jamarbër Malltezin.

Të ngjashme