Lajme
SPIEGEL: Refugjatët në Bosnje janë braktisur në acarin e ftohtë nga BE-ja
Demokracia
22:05 | 17 Janar 2021
Burimi: Spiegel

Share:

Kanë ikur nga vatrat e luftës së Lindjes së Mesme për të gjetur shpëtim në shtetet evropiane, por pikërisht në portën e Evropës, me qindra refugjatë janë duke luftuar për mbijetesë në njërin nga kampet më të mëdha në Bosnje e Hercegovinë.

Të dëbuar nga shtëpitë e tyre me qindra refugjatë po ndjehen të braktisur nga Perëndimi, pasi që janë lënë n kushte katastrofale në kampet e improvizuara atje, transmeton Demokracia.com.

Magazina gjermane “Spiegel”, në ballinën e saj ka sjellë rrëfime të refugjatëve për kushtet e mjerueshme me të cilat po përballen dhe për luftën e tyre për mbijetesë.

“Ata po përpiqen të gjejnë një vend për të fjetur diku, për të mbijetuar disi. Qindra refugjatë të pastrehë po përpiqen të mbijetojnë në dimrin e ashpër në Bosnjën verilindore. Një katastrofë para syve të BE-së”, shkruan “Spiegel”.

Në një video të saj shihen kampet e ndërtuara nga ushtria, në një vend malor që është i vendosur 750 metra mbi nivelin e detit, ku kushtet klimatike janë të vështira, deri sa ato higjienike pothuajse nuk ekzistojnë. /Demokracia.com/

Kjo është video e plotë e Spiegel TV:

Të ngjashme