Lajme
Reforma e pensioneve, Macron do t’i drejtohet sot popullit francez
Demokracia
10:04 | 17 Prill 2023

Share:

Presidenti i Francës dëshiron t’i drejtohet sot francezëve, në lidhje me reformën e pensioneve që ka zemëruar qytetarët e tij prej javësh duke çuar në demonstrata të ashpra.

Kundërshtarët e reformës kanë organizuar përmes rrjeteve sociale demonstrata përpara bashkive apo prefekturave në orën 20:00, në momentin e fjalimit të Emmanuel Macron.

Sipas L’Express, fjalimi, i cili do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive të Francës, duhet të fokusohet në pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar të Emmanuel Macron.

Sigurisht që presidenti i vendit, i cili pasdite do të presë ministra dhe liderë të mazhorancës. /abcnews.al

Të ngjashme