Lajme
Reforma e Macronit, disa diplomatë francezë hyjnë në grevë
Demokracia
14:08 | 02 Qershor 2022

Share:

Një numër diplomatësh francezë kanë hyrë në një grevë për të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron të anulojë një reformë në diplomaci.

Reforma parasheh bashkimin e diplomatëve të karrierës në një grup më të madh.

Reforma synon të nisë në janarin e vitit të ardhshëm.

“Ne rrezikojmë zhdukjen e diplomacisë sonë profesionale”, ka shkruar një grup prej 500 diplomatësh në një koment të botuar javën e kaluar në gazetën Le Monde.

Së fundmi, politika e jashtme franceze është angazhuar direkt në ndërmjetësimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Po ashtu, diplomacia franceze luan një rol kyç në politikën e jashtme franceze. /Express.

Të ngjashme