Lajme
Reflektimet e gazetarit të BBC-së 25 vite pas çlirimit të Kosovës: “Transformim kaq i madh, ishte aq zymtë asokohe”
Demokracia
16:10 | 16 Qershor 2024

Share:

Njëzet e pesë më vonë BBC i kthehet kohës së hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovën e çliruar nga forcat serbo-jugosllave teksa në linjë marrin gazetarin e tyre të kohës Jeremy Bowen i cili raportonte nga qytetet kosovare.

“Milosheviqi i donte shqiptarët jashtë Kosove njëherë e mirë”, është njëra prej fjalive me të cilin e nisin podkestin mediumi britanik; duke i rikthyer edhe fjalimet e kohës të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton dhe atij britanik, Tony Blair.

Jeremy Bowen në linjë direkte rikthehet duke raportuar se si shqiptarët “po i presin me lule trupat e NATO-s”.

Është një 24 orësh i tensionuar dhe i rrezikshëm për NATO-n. Në një qytet të quajtur Gjilan marinsat amerikan ua kthyen të shtënat pasi dikush qëlloi mbi ta”, thoshte ai.

Aty ai vazhdonte të tregonte për ndarjen etnikisht në dysh të qytetit të Mitrovicës, pjesën veriore të së cilës thoshte se “tash u bë distrikt serb”.

Problemi është që urrejtja është normale në Kosovë. Ushtarët francet thyen një rezistencë shqiptare në Mitrovicë. Ata ndalën shqiptarët që të kalojnë mbi atë që tash u bë distrikt serb. NATO u kërkoi shqiptarëve ‘jo të harrojnë, por të falin’; por kjo s’po ndodh. Kjo është për hakmarrje, për t’i qëruar hesapet”, thoshte ai.

Bowen – njëzet e pesë vite më pas – teksa tregon që ishte në Prishtinë, thotë se “tash është transformuar krejt” duke rikujtuar “sa i zymtë ishte ky vend”.

Parada e sotme e FSK-së në marsh ushtarak, mendoj që mesazhi që ata deshën t’u dërgojnë aleatëve të tyre të NATO-s dhe fqinjve serbë, është se janë ‘gati për gjithçka’”.

Historia në Kosovë është një gjë e gjallë, jo veç ajo që ka ndodhur para 25 viteve”.

Bowen rikujton shpërthimin masiv të nacionalizimit serb që i paprapriu gjithçkaje: prej shpërbërjes së dhunshme e të përgjakshme të Jugosllavisë e deri te krimet më monstruoze, gjenocidit, spastrimit etnikik nga forcat e Milloshevqiti.

Fjalimi i Millosheviqit 89, ky konvertimi i madh prej komunizmit në nacionalizëm. U tha qindra mijëra serbëve të ekzaltuar se ju kurrë s’mund të humbi më”, rikujton gazetari veteran i BBC-së.

Bowen, pyetur rreth asaj se çka i mungon tash Kosovës, shprehet: veç konsolidimi përfundimtar ndërkombëtar i shtetësisë së saj; teksa kthehet në leximin e tij retrospektiv.

Çështja kryesore që Kosovës i ka mbetur është statusi ende jo plotësisht i zgjidhur, me mosnjohjen e plotë të pavarësisë”, thotë ai.

Marrëveshja e Dejtonit, p.sh në Bosnje, nuk e zgjidhi çështjen, thjesht e ngriu atë që po ngjante…Ka në Ballkan ende shumë mëri”, thotë mes tjerash ai

Të ngjashme