Lajme
Redzepi: Gjenocidi i Srebrenicës do të bëhet histori në libra
Demokracia
23:52 | 23 Maj 2024

Share:

11 korriku tash e mas do të jetë ditë përkujtimore për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, nga Serbia.

Sot, në Asamblenë e Përgjitshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbështetje mori rezoluta e cila u votua nga 84 shtete.

Lidhur me këtë ka folur zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Redzepi.

Ajo tha në Edicionin Special se gjenocidi i kryer në Srebrenicë do të mësohet në libra.

“Kjo nuk mund ta zbusë këtë dhembje të nënave, por gjithsesi se e vërteta duhet të kuptohet dhe të ballafaqohen me të kaluarën, dhe mbi të gjitha të flitet në të”, tha Redzepi.

Masakra e Srebrenicës llogaritet një ndër krimet më të mëdha në botë.

Aty në vitin 1995 u masakruan mbi 8 mijë burra, fëmijë dhe pleq.

Ata u ekzekutuan nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë

Të ngjashme