Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka lavdëruar qeverinë, e cila udhëhiqet nga partia e saj.
Pavarësisht se reduktimet e rrymës në Kosovë po vazhdojnë, Pacolli ka thënë se Kosova do ta kalojë krizën më mirë se shtetet e tjera.
“Maqedoni të Veriut: Shpallet gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës. Kosovë: KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Maqedoni të Veriut: Shpallet gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës.
Kosovë: KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike.
Po duket se do ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera ?.
#QeveriaKurti