Lajme
Redaktorja që hyri në emisionin rus me banderolë anti-luftë del para gjykatës, ja sa mund të dënohet
Demokracia
15:53 | 15 Mars 2022

Share:

Redaktorja e televizionit shtetëror rus, e cila mbajti një protestë kundër luftës Ukrainë, në një program të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmjen e së hënës, është aktualisht në gjyq, në Gjykatën Ostankino të Moskës.

Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar”, një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 200 funte (rreth 30 mijë rubla), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burgim.

Më herët është raportuar se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet sociale duket se e tregon atë në gjykatë me një avokat.

Komisioni Evropian i del në mbrojtje redaktores ruse

Të ngjashme