Ministria për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq ka vendosur që t’i shpenzojë 44 mijë euro në pije dhe ushqim. Në tenderin e shpallur është treguar se me këto para do të blihen disa lloje të ushqimit, pije freskues, kafe e çajë. Nuk do të mungojë as pija “Red Bull”. Shërbimi me këto produkte do të bëhet prej orës 07:30 deri në orën 16:00, në pesë ditë të javës.
Kryetari i Listës Serbe që mban edhe funksionin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ka vendosur që t’i shpenzojë 44 mijë euro të buxhetit të shtetit në pije dhe ushqim.
Në tenderin e shpallur para disa ditësh është treguar se me këto para do të blihen të gjitha llojet e kafeve dhe çajeve. Po ashtu, nuk do të mungojnë as pijet ekzotike.
Derisa në menynë e ushqimit janë paraparë të jenë disa lloje të sandviçëve, peshk, sallata të ndryshme, supa, omlet e vezë të ziera, shkruan Demokracia.com.
Kontratën për furnizim me këto produkte e ka nënshkruar kompania “Family AD” gjatë ditës së djeshme.
“Shërbime hoteliere në objektin e MKK-së”. Vlera e përgjithshme e kontratës 43 980.00 euro. Data e dhënies së kontratës 10.08.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 11.08.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri zyrtar: Family AD SH.P.K”, shkruan në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se Bufeja e MKK-së duhet të jetë e pajisur çdo herë me këto produkte.
“OE duhet të ketë staf të mjaftueshëm për realizimin e shërbimeve. Bufeja e MKK-së duhet të jetë e pajisur non-stop me këto produkte/artikuj, nuk duhet të ketë mungesë se artikujve, nëse ndonjë artikull mungon ai duhet që të plotësohet maksimumi brenda tri(3) ditëve, nëse nuk vjen artikulli i caktuar brenda tri (3) ditëve do te shqiptohet vërejtje”.
Po ashtu është bërë me dije se Ministria për Komunitete dhe Kthim ka kërkesë që të ofrojë lokalin me sallën me sipërfaqe prej 35 deri në 40 metra katror për restorant.
“Shërbimi i mirëmbajtjes së Restaurantit (i quajtur si lokal) duhet te sigurohet nga siguruesi i shërbimit pa kurrfarë kostoje (pagesë) ndaj Etnitetit Publik (MKK-së), me të gjitha produktet në normën e pranueshme komerciale. Të gjitha pajisjet për punë në kuzhinë, Frigoriferat, enet e kuzhinës, mobilet (karrigat, tavolinat), Banaku (Shanku) duhet të sigurohen nga siguruesi i shërbimit, të cilat së pari aprovohen nga MKK-ja. Lokali do te jete i hapur prej orës 07:30 deri ne ora 16:00 prej të hënës deri te premten”, thuhet në dosjen e tenderit.
Produktet kryesore që do të shërbehen në këtë restorant për gjatë pesë ditëve të javës janë çaj i zi, kafe turke filxhan i madh, kafe expreso (e shkurtë, gjysmë dhe e gjatë) kafe makiato e madhe, kafe makiato e vogël, kafe kapuçino, ness kafe ose ekuivalente (classic dhe vanillë), qumësht me çokollatë (bambi), çaja të ndryshëm (kamomil, fruta mali, hibiscus ment, i gjelbër, gjengjefil).
Në listën e pijeve ekzotike kanë zënë vend edhe Red-bulli e Red-rain.
“Pije në kënaqe 330 ml. (coca cola ,coca cola zero, fanta, sprite, schweepes biter limon, schweepes tonik, Ice Tea- çaj i ftohtë ose ekuivalente ). Red bull, Red rain ose ekuivalente. Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml.(pjeshkë, mollë, dredhëz, boronicë, vishnje, portokall). Ujë natyral 0.5 L. Ujë i gazuar 0.5 L. Ujë mineral me limon, lacin, pinar ose ekuivalente”.
Kurse tek menyja e ushqimit, një vend të veçantë e kanë zënë peshku, sallat e ndryshme, sendviçë, kifle, supë e omleta.
“Sandwich me proshutë / tost–150 gr(proshutë, djath i shkrirëe, sos, sallatë). Sendëich tuna / tost – 150 gr(tune, sos, sallatë). Sendëich i ftoftë në formë të paketuar i ftohtë i mbyllur me vakum (proshutë, proshutë pule ,pikante tuna) sandwichi duhet të jetë fabrikisht i paketuar në qese. Kifle , croasan(krem qokollad, xhem , djathë). Argeta 95gr ose ekuivalente( pule, tuna , pikante ) + Buka 200 gr. Peshk i konzervuar – 100 gr + Buka 200 gr. Tuna e konzervuar – 100 gr + Buka 200. Sallat shope – 200 gr. Sallat tuna – 200 gr. Supa të ndryshme ( perime , pule , mish viqi ).Omlet me djath (3 vezë) + Buka 200 gr. Pasta te ndryshmes – shpageta , makarona(sos, mish të bluar viqi dhe pule, djathëra, domate) Copë. Vezë të ziera . Omlet me suxhuk ( 3 vezë) + buka 200 gr ; Omlet me proshutë (3 vezë) + buka 200 gr”, thuhet në përshkrimin që është bërë në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/