Lajme
Reciprociteti i Kurtit me Serbinë, nga çështje ditësh i bëhet çështje vitesh
Demokracia
13:20 | 23 Mars 2022

Share:

“Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”.

Kështu kishte thënë kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, për reciprocitetin me Serbinë vetëm pak javë para se të bëhej kryeministër.

Kurti kishte deklaruar asokohe se vendosja e reciprocitetit me Serbinë do të të jetë ndër punët e para që do të bënte qeveria e tij. Por, as pas një viti qeverisje, ai nuk ka marrë asnjë veprim në drejtim të vendosjes së reciprocitetit, shkruan Demokracia.com.

Edhe sot kur u pyet nga gazetarët, Kurti nuk kishte ndonjë datë se kur do të vendoset reciprociteti.

“E kam ndërmend ta zbatojmë parimin e reciprocitetit, sepse është parim i raporteve të shëndosha demokratike, evropiane, ndërfqinjësore dhe për këtë jemi duke biseduar me ministren e MINT-it, Rozeta Hajdari. Do t’ju njoftojmë me kohë se kur do ta bëjmë këtë, por nuk dëshirojmë që ta bëjmë e të mos kemi sukses të plotë, meqenëse në një situatë të tillë, kostoja do të ishte tepër e madhe edhe shumë më e rëndë se aktualiteti që e kemi tani, ku qartazi nuk ka raport simetrik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme