Lajme
Reçica: PDK me Komisionin për Organizimin në Mërgatë po e bënë rikthimin e madh kudo ku jetojnë bashkatdhetarët
Demokracia
14:21 | 20 Prill 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar se Departamenti i PDK-së për Çështje të Diasporës po e vazhdon angazhimin e vetë tashmë si grup i ristrukturuar dhe i riemërtuar si Komisioni për Organizimin e PDK-së në Mërgatë për ta rikthyer fitoren e madhe bashkë me bashkatdhetarët kudo ku ata jetojnë. Reçica ka njoftuar se ky ndryshim është bërë me vendimin e fundit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ky ndryshim ka ndodhur me vendimin e fundit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së dhe i jep fokus të veçantë krijimit të strukturave të përhershme të PDK-së në Mërgatë, e si rrjedhim edhe rikthimin e madh të Partisë Demokratike të Kosovës tek të rinjtë, vajzat dhe gratë si dhe tek veprimtarët tanë kombëtarë dhe politikë jashtë vendit”, tha ai.

Reçica tha sr në takimin e parë konstituiv të këtij Komisioni, është diskutuar për procesin që po zhvillohet me qëllim të përshpejtimit të organizimit të strukturës së PDK-së në Mërgatë. “Për këtë qëllim morëm vendim të përbashkët dhe caktuam Këshillin për Organizimin e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së për degën e Bavarisë, i cili do të përbëhet nga 15 anëtarë dhe do ta udhëheqë veprimtari dhe humanisti i shquar, biznesmeni i suksesshëm, Isak Neziri”, tha Reçica.

Të ngjashme