Lajme
Reçica: Pagesat për mbeturina bëhen vetëm përmes KRM “Pastrimi”
Demokracia
16:42 | 10 Prill 2025

Share:

Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ua ka rikujtuar qytetarëve se pagesat për mbeturina bëhen vetëm përmes KRM “Pastrimi”.

Sipas Reçicës, ndërhyrje nga ana e Komunës, që pagesa të bëhet në komunë, është e paligjshme dhe e paprecedentë, “por edhe qëllimkeqe për të dëmtuar funksionimin e një shërbimi publik jetik”.

Ai thotë se kështu po tentohet t’u hapet rrugë tenderëve mbi 18.5 milionë euro me operatorë privatë të përzgjedhur nga ta.

“U bëjmë thirrje autoriteteve komunale që të respektojnë vendimet e veta ligjore dhe të ndalojnë menjëherë veprime të tilla që cenojnë funksionimin normal të ndërmarrjeve publike dhe mund të sjellin pasoja financiare e ligjore për vetë Komunën.

KRM “Pastrimi” mbetet e përkushtuar për ofrimin e një shërbimi të rregullt, të drejtë dhe të kualitetit të lartë për të gjithë qytetarët. Ftojmë konsumatorët tanë që të bëjnë pagesat vetëm përmes kanaleve zyrtare të ndërmarrjes sonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme