Lajme
Reçica në Strasburg: Kosovës i duhet qasja në fondet e BE-së të dedikuara për rimëkëmbjen pas pandemisë
Demokracia
22:11 | 09 Mars 2022

Share:

Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, anëtar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, sot në Strasburg mori pjesë në hapjen e punimeve të takimit të tetë, ku pritet të shkëmbehen pikëpamjet për gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Deputeti Reçica në ditën e dytë të punimeve të KPSA-së, ka theksuar se do të flas për krizën energjetike dhe ndikimin e saj në rimëkëmbjen pas pandemisë, si dhe siç ka cekur ai “do të vë theksin në domosdoshmërinë e qasjes së Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe përballimin e krizës, veçanërisht në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë, digjitalizimin, efiqiencën e energjisë dhe tranzicionin energjetik”.

Postimi i plotë i deputetit Reçica:

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë, sot në Strasburg, në Parlamentin Evropian, hapi punimet e takimit të tetë të tij, me ç’rast pritet të shkëmbehen pikëpamjet për gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ky takim është i veçantë duke qenë se po mbahet nën rrethana të një krize ekonomike dhe jo vetëm, e cila e ka kapluar edhe Kosovën. Prandaj, më shumë se kurrë dhe sa më parë na duhet një koordinim dhe bashkëveprim me Bashkimin Evropian për ballafaqimin me këtë krizë por edhe tejkalimin e saj. Në këtë kuadër, me rastin e fjalës sime, që do ta mbaj nesër, në ditën e dytë të punimeve të KPSA-së, ku do të flas për krizën energjetike dhe ndikimin e saj në rimëkëmbjen pas pandemisë, do të vë theksin në domosdoshmërinë e qasjes së Kosovës në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për rimëkëmbjen pas pandemisë dhe përballimin e krizës, veçanërisht në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë, digjitalizimin, efiqiencën e energjisë dhe tranzicionin energjetik që është i pashmangshëm, përveçse i dobishëm e i nevojshëm. Në fund të punimeve, Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Bashkimi Evropian – Kosovë pritet të miratojë Deklaratën e Përbashkët me Rekomandime për institucionet ekzekutive të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Të ngjashme