Lajme
Reçica në Paris: PDK me projekte të rëndësishme dhe hapësirë të dedikuar për mërgatën
Demokracia
16:33 | 06 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, së bashku me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili dhe me Këshillin për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, kanë takuar mërgimtarët në Paris.

Gjatë këtyre takimeve, Reçica ka thënë se kanë falënderuar mërgatën për kontributin e tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit si dhe për mbështetjen që e japin edhe sot në zhvillimin e Kosovës.

”Bashkëbiseduam për gjendjen e përgjithshme në vend, rolin e PDK-së në shtet-krijim dhe shtet-ndërtim, si dhe për projektet e PDK-së për Mërgatën, të cilat do t’i mundësojnë hapsirë të mjaftueshme që dijen, mundin dhe kapitalin ta investojnë në të mirë të zhvillimit të vendit tonë”, ka thënë Reçica.

 

Të ngjashme