Lajme
Reçica, Çitaku dhe Hoxhaj në Itali: Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare është detyrë kombëtare
Demokracia
11:29 | 05 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me zyrtarë të lartë të kësaj partie si Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj po qëndrojnë në Itali.

Në Bassano Del Grappa ata themeluan nëndegën e PDK-së, ndërsa vizituan edhe dy shoqata kulturore në Itali.

“Vizituam Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdheut” në Montebelluna të udhëhequr nga Isuf Zenelaj, si dhe Shoqatën Kulturore “Bashkimi Kombëtar”, në Bassano Del Grappa të udhëhequr nga Avdi Beqiri. Është impresionuese puna të cilën po e bëjnë këto dy shoqata në edukimin, ruajtjen dhe kultivimin e traditave shqiptare, duke organizuar mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit, mbajtjen e turneut tradicional të klubeve të të rinjve shqiptar në futboll dhe organizimin e festave kombëtare”, shkroi Reçica në Facebook.

“Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare është detyrë kombëtare, andaj këto dy shoqata po e bëjnë punën më së miri dhe për këtë gjë shprehëm falënderimin dhe vlerësimin maksimal për punën e palodhur”, shtoi ai.

Të ngjashme