Supa me brokoli dhe qumësht është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë.
Vlerat ushqimore, e bëjnë brokolin ndër perimet e gjelbra më të shëndetshme.
E kombinuar në një recetë supe me qumësht dhe e gatuar me disa përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm siç është vaji i ullirit apo edhe patatet e karrotat, kjo pjatë është e mbushur plot me vlera shëndetësore krahas shijes së lehtë të saj.
Ndiqni më poshtë recetën për supën me brokoli, për ta përgatitur atë krejt lehtë në shtëpi.
Si ta përgatisni në shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
400 gr brokoli
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 presh mesatar (përdorni vetëm pjesën e bardhë)
2 karrota
1 patate mesatare
700 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh
Kripë
Majdanoz
Piper
1 lugë gjelle miell
200 ml qumësht
Përgatitja
Si fillim, pastrojmë të gjitha perimet me ujë të rrjedhshëm.
Preshim e grijmë hollë, patatet dhe karrotat i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degëza të vogla.
Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim në zjarr dhe më pas shtojmë preshin e grirë hollë, e kaurdisim për 2-3 minuta derisa volumi të ulet pak.
Më pas shtojmë karrotat dhe patatet e prerë në kubikë, vijojmë t’i kaurdisim për pak.
Shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.