Lifestyle
Receta natyrale për një lëkurë të pastër
Demokracia
13:53 | 12 Mars 2021

Share:

Statistikat kanë treguar se 95% e njerëzve në planetin tonë vuajnë nga aknet në një kohë të caktuar të jetës.

Aknet mund të shfaqen nga ushqimi që hani ose kur përdorni produkte të gabuara për kujdesin e lëkurës.

Deri tani askush nuk ka zbuluar ndonjë ilaç që shëron lëkurën njëherë e përgjithmonë.

Sidoqoftë këto janë disa receta natyrale që do të ndihmojnë shumë lëkurën tuaj të jetë e pastër.

Shafrani i Indisë dhe lëngu i ananasit

Shafrani i Indisë apo turmeriku do të ndihmojë në zvogëlimin e rrathëve ngjyrë kafe poshtë syve, duke prodhuar efekte antioksidante dhe anti inflamatore në lëkurë.

Përdorimi: 2 lugë të mesme pluhur shafrani dhe 2 lugë të mesme lëng të ananasit përzijeni derisa të formohet një pastë. Pastaj vendoseni pastën e krijuar poshtë syve dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Largojeni atë me një leckë të pambukut, dhe përsëriteni procedurën çdo ditë derisa të japë rezultate.

Avokado

Avokado përmban vitaminat A, D dhe E të cilat ndihmojnë në shërimin e lëkurës së djegur nga dielli, rrisin prodhimin e kolagjenit dhe zvogëlojnë inflamacionet e lëkurës.

Përdorimi: Merrni një gjysmë avokado dhe shtypeni me pirun, pastaj shtoni dy lugë të mesme ujë të nxehtë dhe përzijeni. Aplikojeni maskën në zonat e nevojshme dhe mbajeni për 10 minuta.
Më pas largojeni me ujë të vakët.

Nëse keni lëkurë të thatë ose të ndishme mund t’i hidhni një lugë mjaltë.

Patate dhe lëng limoni

Patatja përmban shumë vitamina dhe minerale të cilat janë shumë efektive për hiperpigmentim, njollat e zeza dhe shenjat e akneve. Limoni përmban acid citrik që konsiderohet si zbardhues natyral.

Përdorimi: Merrni një patate, qërojeni dhe prejeni atë në kubëza të vogla, pastaj futeni në blender. Pataten e shtypur shtrydheni mirë në një enë për të krijuar lëng .  Pastaj shtrydhni një limon.
Merrni 4 lugë të mesme nga lëngu i patates dhe 2 lugë të mesme nga lëngu i limonit dhe përzini të dy.

Aplikojeni përzierjen me një brushë ose pambuk, së pari një shtresë të hollë dhe vazhdoni njejtë deri në tri shtresa. Lëreni maskën të qëndrojë tërë natën dhe në mëngjes lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Përsëriteni tretmanin çdo ditë për një javë.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E të cilat luftojnë dëmtimet e lëkurës dhe ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Për të parandaluar procesin e plakjes së lëkurës ju mund të masazhoni fytyrën me vaj ulliri ose të bëni këtë përzierje

Merrni disa pika të vajit të ullirit dhe prëzijeni me disa pika të mjaltës ose glicerinës

Aplikojeni përzierjen duke masazhuar lëkurën dy herë në ditë.

Për të larguar rrudhat mund të përdorni vaj kokosi, vaj bademi, ose vaj të vitaminës E.

Kripë të detit dhe mjaltë

Kripa e detit është e pasur me shumë minerale dhe lëndë ushqyese si magnezium, kalcium dhe sodium, të cilat ndihmojnë në balancimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës.

Ja si mund të bëni një skrub në kushte shtëpie me kripë të detit

Përzini 2 lugë të mesme me kripë deti (himalaje) dhe 4 lugë të mesme mjaltë origjinale.
Aplikojeni përzierjen në lëkurë të pastër dhe fërkojeni ngadalë, duke e lënë tyë qëndrojë në fytyrë për 15 minuta pastaj shpëlajeni.

Mund ta përdorni skrubin disa herë në javë. /Demokracia.com/

Të ngjashme