Lifestyle
Receta e biskotave perfekte për të shoqëruar kafenë e mëngjesit
Demokracia
08:06 | 03 Shtator 2021

Share:

Me çfarë mund të shoqërohet kafeja e mëngjesit më mirë se me disa biskota të shijshme të bëra vetë? Sigurisht që edhe për përgatitjen e tyre ka një sekret! Më poshtë, Mirela Andoni ndan me të gjithë recetën e këtyre biskotave që janë perfekte për të shoqëruar kafenë apo edhe çajin e pasdites.

Përbërësit që ju duhen:

• 100 g sheqer

• 100 g gjalpë i butë

• 2 vezë

• 300 g miell

• 1 pako fryrës

• Vanilje

• Fruta pylli: manaferra, mjedër dhe boronica

Mënyra e përgatitjes:

Rrihni gjalpin me sheqerin, shtoni vezët dhe pasi të bëhet një masë shtoni miellin e situr bashkë me fryrësin edhe vaniljen. Shtoni frutat dhe me lugë i ndani pjesë-pjesë në tavë me letër furre.

Pjekja 180 gradë për 15-20 minuta./cl

 

 

Të ngjashme