Lajme
Rebelohen kundër Putinit, 60 parashutistë të flotës ajrore ruse refuzojnë të luftojnë në Ukrainë
Demokracia
20:57 | 07 Prill 2022

Share:

Nisin rebelimet e para kundër Vladimir Putinit. Rreth 60 parashutistë rusë dyshohet se organizuan një kryengritje dhe refuzuan të luftonin në Ukrainë.

Sipas “Daily Star”, ushtarët ishin pjesë e forcave ajrore në Psko, në Rusinë veriore.

Ata ishin zhvendosur në Bjellorusi si pjesë e forcave pushtuese, por pas kryengritjes u dërguan të turpëruar përsëri në bazën e tyre në Pskov. Ku me shumë mundësi janë duke u ndjekur penalisht.

Disa janë pushuar nga puna dhe janë quajtur “frikacakë”, ndërsa të tjerë do të përballen me gjyqin ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu raportohet se ka dërguar një nga zëvendësit e tij në Pskov për të ndalur rebelimin.

Të ngjashme