Sport
Realizoi golin më të bukur deri më tani në “Euro2020”, Schick: E pash portierin jashtë vijës dhe provova
Demokracia
18:10 | 14 Qershor 2021

Share:

Patrik Schick ka realizuar ndër golat më të bukur në histori të Kampionateve Evropiane të futbollit dhe jo vetëm.

Schick ishte vendimtar me dy gola në fitoren 0-2 të Çekisë kundër Skocisë në kuadër të Grupit E në “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm nga ai, pasi e shfrytëzoi një dalje të gabuar të “gardianit” skocez të cilin e mposhti me një goditje të saktë nga mesi i fushës.


Schick pas ndeshjes deklaroi se e kishte parë daljen e Marshallit nga porta e tij.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Skocisë. Por ne kemi lojtarë shumë cilësorë që të cilën e dëshmuam edhe këtë takim. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Sa i përket golit të dytë, e pash portierin jashtë vijës dhe provova me këtë goditje e cila doli e saktë ”, deklaroi Schick pas takimit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme