Sport
Realizim mes këmbëve të portierit, shihni golin e pabesueshëm nga goditja e këndit
Demokracia
10:53 | 15 Qershor 2022

Share:

Në ndeshjen mes Lanus dhe Defensa-Justicia, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, e vlefshme për Superligën argjentinase, u shënua një gol i pabesueshëm.

Goli i parë erdhi nga vendasit e Lanus, të cilët shënuan me anë të mesfushorit të majtë, Injacio Malkorra, ku realizoi direkt nga goditja e këndit në minutën e 39′.

Ajo që ra më shumë në sy ishte pakujdesia e mbrojtësit dhe e portierit të Defensas që ishin në shtyllën e parë dhe portieri Unsain e sheh t’i kalojë topi mes këmbëve.

Një gol që menjëherë u bë viral në rrjet. /Demokracia.com

 

Të ngjashme