Sport
Reali rezervon hotelin me 5 yje papara finales, ka në pronësi 7 mijë e 800 hektarë tokë
Demokracia
12:46 | 20 Maj 2022

Share:

Real Madridi është finalisti në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, madrilenët kanë rezervuat hotelin luksoz me 5 yje, Aubergue de Jeu de Palme, për lojtarët pikërisht përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Ky hotel i rezervuar nga Reali ka në pronësi 7 mijë e 800 hektarë tokë, 92 dhoma, palestra moderne, sporte për kalërim dhe fushë golfi, shkruan Sportiv.

Reali në finale do të ndeshet me Liverpoolin, ndeshje kjo që do të luhet në Stade de France në Saint-Denise në Paris më 28 maj, ndonëse ishte paraparë që të luhej në Shën Petërsburg, por pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, të gjitha ekipet ruse janë përjashtuar nga garat evropiane. /Demokracia.com

Të ngjashme