Sport
Reali kërkon daljen nga kriza, sonte ballafaqohet me Getafen
Demokracia
10:45 | 09 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Zinedine Zidane javën e kaluar arriti një fitore me shumë vuajtje në udhëtim ndaj Huescas, shkruan Demokracia.com

Megjithatë, për ta konfirmuar daljen nga kriza që i ka përcjellë madrilenët kohëve të fundit, duhet të fitojnë sonte në përballje me Getafen.

Real Madridi me plot 9 mungesa hynë në derbin e vogël të Madridit, sfidë kjo e prapambetur për javën e parë të kampionatin.

“Los Blancos” do të provojnë ta fitojnë me të gjitha mënyrat për të ngushtuar përkohësisht në 5 pikë diferencën me Atleticon e vendit të parë që mbrëmë gaboi kur barazoi me Celtan.

Zidane në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion emra me peshë si Kroos, Hazard, Dani Carvajal, Valverde, Sergio Ramos, Lucas Vasquez, Eder Militao, Odriozola dhe Rodrygo.

Ndeshja nis nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme