Teksa në Francë janë të bindur për rinovimin e Kylian Mbappé me PSG-në, zëra krejtësisht të ndryshëm për të ardhmen e sulmuesit vijnë nga Spanja.
Në veçanti, sipas El Chiringuito, Real Madrid që ka pranuar propozimin e Florentino Perez.
Sipas asaj që bëhet e ditur, prezantimi spektakël në Bernabeu duhet të bëhet në fund të majit ose në fillim të qershorit, nëse Reali do të shkonte deri në finalen e Champions League.
Sakaq, në Spanjë këmbëngulin se marrëveshja mes palëve nuk do të marrë formë zyrtare në respekt të klubit francez duke qenë se skuadra e PSG ende nuk e ka siguruar matematikisht titullin në kampionat edhe pse është shumë pranë.
Vetëm pas këtij momenti, kur edhe llogaritë e sezonit të jenë të mbyllura për PSG, do të vijë deklarata për marrëveshjen me një nga futbollistët më të vlerësuar në botë./Demokracia.com/