Sport
Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t’i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso
Demokracia
09:18 | 23 Prill 2025

Share:

Carlo Ancelotti do të largohet më së largu në fund të sezonit nga Real Madridi, por një gjë e tillë mund të ndodhë edhe më herët.

Real Madridi i ka thënë Santiago Solarit që të përgatitet për mundësinë ta drejtojë ekipin e parë  në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 , raporton Relevo.

Solari është drejtor i futbollit i Madridit dhe i besohet plotësisht bordit për sa i përket njohurive taktike të lojës.

Real Madridi po përgatitet për skenarin ku Carlo Ancelotti do të largohet për t’iu bashkuar Brazilit në verë përpara se Kupa e Botës për Klube të fillojë më 14 qershor deri më 13 korrik.

Solari ka drejtuar më parë Real Madridin, në sezonin 2018/19, por nuk ishte një periudhë e mirë për të.

Trajneri argjentinas humbi 8 nga 32 ndeshjet e tij, përfshirë kundër Barcelonës dhe Ajax-it në Ligën e Kamponëve.

Solari u zëvendësua më vonë nga Zidane me Real Madridin që përfundoi në pozitën e tretë në La Liga, pas Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Të ngjashme