Sport
Real Madridi zyrtarizon largimin e Marcelos, të hënën mban konferencën lamtumirëse
Demokracia
14:50 | 12 Qershor 2022

Share:

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e futbollistit brazilian, Marcelos.

Los Blancos përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se Marcelo të hënën nga ora 13:00 do të mbajë edhe konferencën për shtyp, shkruan Demokracia.com.

I pranishëm në konferencë do të jetë edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e hënë, 13 qershor, në orën 13:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional homazh dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez”, thuhet në komunikatë.

Marcelo është futbollisti më i trofeshëm në histori të klubit mbretëror.

Mbrojtësi brazilian është pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës që nga viti 2007 kur u transferua nga Fluminense./Demokracia.com/

Të ngjashme