Real Madrid e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj PSG-së, për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” janë mysafir në ndeshjen e parë ndaj PSG-së në “Parkun e Princave” të martën në mbrëmje, shkruan Demokracia.com.
Karim Benzema e ka lënë prapa lëndimin që pësoi dhe emri i tij figuron në listën e të ftuarve të Real Madridit.
Francezi ka munguar në ndeshjet e fundit, derisa mbetet të shihet nëse do jetë gati që të jetë titullar ndaj klubit të madh francez.
Lista e plotë e të ftuarve:
Portierë: Courtois, Lunin, Duidias
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano. /Demokracia.com/