Sport
Real Madridi tashmë  e ka bërë ofertën e dytë për Kylian Mbappen
Demokracia
17:31 | 26 Gusht 2021

Share:

Real Madridi nuk po heq dorë nga sulmuesi francez, Kylian Mbappe.

Skuadra mbretërore tashmë e ka bërë ofertën e dytë prej 170 milionë eurosh për PSG për transferimin e Mbappe, shkruan Demokracia.com.

PSG që transferoi Mbappe nga Monaco në vitin 2018 në një marrëveshje prej 180 milionë eurosh, kishte refuzuar ofertën e parë të Realit prej 160 milionë euro.

Sky Sport raporton se Real Madrid ka ofruar 170 milionë euro tani për yllin francez dhe mbetet të shihet sesi do të reagojë PSG këtë herë. /Demokracia.com

Të ngjashme