Real Madridi dhe Celtic kanë publikuar formacionet startuese për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Mbretërit” në stadiumin “Santiago Bernabeu” e presin ekipin e Celtic për takimin e rrethit të fundit të Grupit F, shkruan Demokracia.com.
Los Blancos kanë 10 pikë në pozitën e parë me 10 pikë, një më shumë se Leipzig. Celtic është me dy pikë gjithsej dhe pa gjasa as për Ligën e Evropës.
Ndeshja në kryeqendrën spanjolle nis nga ora 18:45.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Modriq, Asensio, Valverde, Vinicius, Rodrygo, Mendy.
Celtic: Hart, Taylor, Starfelt, Jenz, Furuhashi, Abada, Mooy, O’Riley, Maeda, Hatate, Juranoviq./Demokracia.com/