Antonio Rudiger do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi gjerman do të transferohet te “mbretërit” si lojtar i lirë nga Chelsea.
Kjo është konfirmuar edhe nga gazetari italian dhe eksperti i më i besueshëm i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell Demokracia.com.
Ai ka njoftuar edhe për detajet e marrëveshjes mes Real Madridit dhe Rudigerit.
29-vjeçari është pajtuar me kushtet e Los Blancos, ndërsa do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026 me klubin mbretëror.
The agreement between Toni Rüdiger and Real Madrid has been reached on a four year deal, valid until June 2026. ⚪️? #RealMadrid
It’s matter of final details before signing the contracts. No official announcement before the end of the season, even if Toni will sign in May. pic.twitter.com/gnTAv6GYr3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 25, 2022
“Real Madrid ka arritur marrëveshje verbale me Antonio Rüdiger. Kontrata nuk është nënshkruar ende – por Real Madrid tani po mbyll marrëveshjen me Rüdiger pa pagesë. Marrëveshja mes Toni Rüdiger dhe Real Madridit është arritur për një marrëveshje katërvjeçare, e vlefshme deri në qershor 2026”, njoftoi Romano në rrjetet sociale.
Zyrtarizimi nga Real Madridi nuk do të bëhet para fundit të sezonit./Demokracia.com/