Real Madridi do të ketë përballë sonte skuadrën e Celta Vigos në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit spanjoll.
“Mbretërit” motiv shtesë në këtë përballje do ta kenë rikthimin në stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.
Stadiumi kryesor ishte në rinovim e sipër për më shumë se një vit, derisa sonte për herë të parë do të luajë ndeshjen si vendas në atë stadium.
Plot 560 ditë, klubi “mbretëror” ishte larg shtëpisë duke i zhvilluar ndeshjet si vendas në stadium ndihmës “Alfredo di Stefano”.
Në takimin që luhet mbrëmjen e sotme të pranishëm do të jenë rreth 30 mijë tifozë.
Projekti i rinovimit të stadiumit i ka kushtuar Real Madridit afro 700 milionë funte.
Ndryshe, Real Madrid – Celta Vigo fillon nga ora 21:00. /Demokracia.com