Sport
Real Madridi publikon listën e lojtarëve për sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Chelseat në Champions
Demokracia
16:58 | 04 Prill 2022

Share:

Real Madridi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

13 herë kampionët e Evropës ndeshjen e parë me “Blutë” e luajnë të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan Demokracia.com.

Në listën e publikuar bëjnë pjesë top sulmuesi i kësaj skuadre, Karim Benzema, njëherit kërcënimi më i madh i londinezëve. Ndërsa mungesë për “mbretërit” është ish-sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard.

Lista e plotë:

Portierët: Courtois, Lunin, Fuidias.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Camavinga.

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano./Demokracia.com/

Të ngjashme