Real Madridi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” për ta fituar trofeun e 14-të të ligës më prestigjioze evropiane për klube në Evropë duhet të “shkelin” Liverpoolin në finalen që luhet në Paris, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të ftuar për këtë sfidë.
Në listën e Ancelottit është përfshirë edhe futbollisti belg, Eden Hazard dhe ai uellsian, Gareth Bale.
Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit luhet të shtunën e 28 majit në Paris me fillim nga ora 21:00.
LISTA E PLOTË:
?✅ ¡Nuestros convocados para LA FINAL!#APorLa14 | #UCL pic.twitter.com/T1rF8Hzv8l
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 26, 2022