Real Madridi ka nisur përgatitjet për sezonin 2025/2026 pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me fokusin për ta përforcuar mesfushën.
Sipas një raportimi nga Cadena SER, klubi po e konsideron Rodrin e Manchester Cityt si zëvendësuesin ideal të Toni Kroos, i cili la një boshllëk të madh në skuadër pas pensionimit të tij verën e kaluar.
Deri më tani, Madridi ka shtyrë planifikimin afatgjatë të ekipit si pjesë e strukturës së tyre financiare varësisht nga rezultatet në garat evropiane.
Me eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve, ata tashmë e din saktësisht se ku qëndrojnë në aspektin e të ardhurave dhe bonuset që duhet të paguhen ndaj lojtarëve.
Klubi gjithashtu po mbështetet tek përfitimet e mëdha nga Kupa e Botës për Klube, që pritet të lehtësojë buxhetin e tyre për përforcime.
Rodri po shihet si blerja e ëndrrave. Fituesi i Topit të Artë mbetet një figurë kyçe tek Manchester City dhe momentalisht është në proces të shërimit nga një lëndim i rëndë në gju.
Pavarësisht rëndësisë që ka ai për Pep Guardiolën dhe me një kontratë që i skadon në vitin 2027, drejtuesit e Real Madridit besojnë se mund të negociojnë për një lëvizje të mundshme.
Një avantazh potencial për madrilenët është prezenca e Dani Carvajal, i cili është një mik i afërt i Rodrit nga koha e tyre me kombëtaren.
SER Deportivo ka nënvizuar se hezitimi i vetëm që ka klubi ka të bëjë me rikuperimin e Rodrit dhe a do të arrijë ai të rikthehet në forëm pas lëndimit.