Sport
Real Madridi po përgatitet për transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit
Demokracia
13:17 | 02 Janar 2023

Share:

Përfaqësuesi anglez, Jude Bellingham është afër që të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madrid në verë.

Pikërisht, spanjolli “AS” pretendon se Reali është në negociata me lojtarin dhe babain e tij, transmeton Demokracia.com.

Borussia Dortmund që dikur e solli Bellinghamin për 25 milionë euro, me shumë mundësi do të kërkojë 145 milionë euro (100+40 bonuse).

Nëse arrihet ky transferim me këtë shumë, do të thyhej rekordi i Eden Hazard, për të cilin “klubi mbretëror” ndau 115 milionë.

Dortmundi ka organizuar një takim me Bellinghamin dhe babain e tij për 6 janar dhe pritet që anglezi të informojë klubin se dëshiron të shkojë në verë, sepse Reali e sheh atë si zëvendësues të Luka Modriq./Demokracia.com/

Të ngjashme