Real Madridi ka shkuar në pushim të pjesëve me disavantazh kundër Getafes në ndeshjen hapëse të La Ligës për vitin 2022.
Pjesa e parë në takimin e javës së 19-të kampionale është mbyllur 1-0 në favor të vendasve, shkruan Demokracia.com.
Pas vetëm nëntë mintuave lojë, turku Enes Unal kaloi Getafen në epërsi duke shfrytëzuar gabimin trashanik të Militaos në mbrojtjen e “mbretërve”.
Real Madridi kishte raste të mira shënimi, përfshirë atë të Modriqit që goditi traversën, por pa arritur të barazojë shifrat.
Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Los Blancos do të pësonin humbjen e parë pas 15 ndeshjeve në të gjitha garat. /Demokracia.com/