Sport
Real Madridi në epërsi të dyfishtë ndaj Liverpoolit, City udhëheq minimalisht në “Etihad”
Demokracia
21:47 | 06 Prill 2021

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në dy përballjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Real Madridi është duke triumfuar 2:0 pas pjesës së parë kundër Liverpoolit në ndeshjen kryesore të kësaj faze.

Vinicius Jr. ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 27-të, derisa për ta dyfishuar avantazhin e “mbretërve” u përkujdes Asensio nëntë minuta më vonë.

Në takimin tjetër në “Etihad Stadium”, Manchester City po udhëheq 1:0 ndaj Borussia Dortmundit.

Golin e vetëm të fraksionit të parë e ka shënuar Kevin De Bruyne në minutën e 19-të, me asistues, Mahrezin.

Kujtojmë se këto janë ndeshjet e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve. /Demokracia.com

 

Të ngjashme