Sport
Real Madridi mund Granadën, mjafton goli i Asensios
Demokracia
22:55 | 06 Shkurt 2022

Share:

Real Madridi e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të kampionale me Granadën.

“Mbretërit” triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Granadës, në ndeshjen ku debutoi nga minuta e parë për mysafirët sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm për Los Blancos e konkretizoi Asensio në minutën e 74-të.

Sulmuesi shqiptar, Uzuni u largua nga fusha në minutën e 80-të, duke ia lënë vendin Rochina.

Real Madridi tani distancohet gjashtë pikë larg Sevillës në vendin e dytë, kurse Granada është e 16-ta me 24 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme