Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga duke e mposhtur Osasunën, në kuadër të xhiros së 33-të.
“Mbretërit” triumfuan 1:3 në Pamplona për të marrë një tjetër trepikësh që i afron edhe më shumë te titulli kampion në La Liga, shkruan Demokracia.com.
David Alaba gjeti golin vetëm pas 12 minutave lojë, duke realizuar nga afërsia.
Vendasit iu kundërpërgjigjën shpejt me Budimir që shënoi vetëm dy minuta më vonë.
Real Madridi riktheu avantazhin me autor Marco Asension në minutën e fundit të kohës së rregullt të fraksionit të parë.
Skuadra kryeqytetase krejt në fund të takimit me autor Lucas kompletuan fitoren me golin e tretë.
Në pjesën e dytë, top sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema dështoi dy herë brenda shtatë minutave nga penalltia.
Francezi goditi në të njëjtën anë në minutat 52-të dhe 59-të, me portierin që në dyja rastet kuptoi goditjen e tij.
Real Madridi me këtë fitore shkon në kuotën e 78 pikëve, 17 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë dhe 18 nga Barcelona e Sevilla./Demokracia.com/