Sport
Real Madridi mbretëron në “El Classico”, triumfon me spektakël ndaj Barcelonës
Demokracia
18:07 | 16 Tetor 2022

Share:

Real Madridi e ka fituar “El Classicon” e parë të stinorit në La Liga kundër Barcelonës me rezultat 3:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Mbretërit” avancuan vetëm pas 12 minutave lojë kur Karim Benzema dërgoi topin në rrjetë.

Golin e dytë dhe të sigurisë për Los Blancos e shënoi Valverde në minutën e 35-të nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, Real Madridi vazhdoi me lojë të mirë, por Barcelona në minutën e 82-të ia vështirësoi gjërat duke e ngushtaur avantazhin me golin e Ferran Torresit.

Megjithatë, dilemave i shuajti Rodrygo i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Real Madridi tanimë është lider me 25 pikë, tri më shumë se Barcelona që mbetet me 22 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025