Sport
Real Madridi “mbretëron” në Camp Nou, triumfon në derbin kundër Barcelonës
Demokracia
18:10 | 24 Tetor 2021

Share:

Real Madridi e ka fituar derbin kundër Barcelonës në kuadër të javës së dhjetë në kampionatin elitar të Spanjës.

Los Blancos u mjaftuan golat e reprezentuesit të Austrisë, David Alaba që realizoi gol të bukur në minutën e 32-të me ndihmën e Rodrygos, dhe ai i Vazquezit në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.

Ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e shënoi argjentinasi, Kun Aguero, duke regjistruar golin e parë me fanellën e Barcelonës në ndeshje zyrtare.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të “mbretërve”, ndërsa në pjesën e dytë Barça asessi nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Courtois.

Posedimi i topit ishte i barabartë 50-50, ndërkohë kryeqytetasit spanjoll ishin tri goditje në portë, karshi vendasve që tentuan vetëm një herë.

Real Madridi me këtë fitore bëhet lider i La Ligas me 20 pikë, ndërsa Barcelona ka pesë pikë më pak në vendin e tetë. /Demokracia.com

Të ngjashme