Sport
Real Madridi “mbret” i Spanjës, fiton titullin e 35-të në La Liga
Demokracia
18:10 | 30 Prill 2022

Share:

Real Madridi edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit në La Liga, pas fitores 4:0 kundër Espanyolit.

Për “mbretërit” është trofeu numër 35 i elitës së futbollit spanjoll, duke e konfirmuar edhe njëherë se janë klubi më i trofeshëm në Gadishullin Iberik, shkruan Demokracia.com.

Rodrygo hapi serinë e golave në minutën e 33-të, për ta dyfishuar dhjetë minuta më vonë, golat të cilët vendosën epilogun e fraksionit të parë.

Dhjetë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Asensio realizoi golin e tretë për madrilenët.

Në listën e realizatorëve në këtë duel feste nuk kishte si të mungonte top sulmuesi dhe lojtari më në formë i Real Madridit, Karim Benzema që shënoi në minutën e 81-të golin e katërt për vendasit.

Festa në fund të ndeshjes ishte e madhe sikur te futbollistët ashtu edhe në tribuna dhe mijëra të tjerë rrugëve të Madridit.

Real Madridi ishte superior këtë edicion në La Liga, ndërsa renditet i pari me 81 pikë, 15 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë.

La Liga ka edhe disa xhiro deri në fund të edicionit, mirëpo qysh tani është mësuar emri i kampionit të këtij sezoni./Demokracia.com/

Të ngjashme