Sport
Real Madridi i afrohet trofeut, kualifikohet në finale të Kupës së Botës për klube
Demokracia
21:57 | 08 Shkurt 2023

Share:

Real Madridi është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube, shkruan Demokracia.com.

Kampionët e Evropës kanë triumfuar 1:4 ndaj skuadrës egjiptiane, Al Ahly në stadiumin “Stade Moulay Abdallah” në Rabat.

Për t’u zhbllokuar shifrat u desh të pritej minuta e 42-të që Vinicius ta parabolojë portierin dhe të kalonte Los Blancos në epërsi.

Me të nisur pjesa e dytë, Valverde shënoi golin e qetësisë për “mbretërit” në minutën e 46-të.

Skuadra afrikane tentoi të rikthehej në lojë në minutën e 65-të me golin e Maaloul nga penalltia, por kjo ishte e tëra nga ta.

Braziliani Rodrygo ia dha goditjen e radhës kundërshtarëve me golin e tretë në minutën e tretë shtesë.

Kur po rrjedhte minuta e tetë shtesë i riu Arribas shënoi edhe golin e fundit për Real Madridin.

14 herë kampionët e Evropës në finale do të përballen me Al-Hilal, ekipin nga Arabia Saudite./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024