Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në duelin ndërmjet Real Madridit dhe Granadës.
Fraksioni i parë i lojës në stadiumin “Santiago Bernabeu” është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, shkruan Demokracia.com.
“Mbretërit” ishin më kërkues në 45 minutat e para të lojës, por pa arritur cakun.
Për mysafirët në fushë nga minuta e parë është sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.
Kjo është ndeshja e parë debutuese për Uzunin me fanellën e skuadrës spanjolle./Demokracia.com/