Sport
Real Madridi fiton me lehtësi kundër Elches
Demokracia
22:53 | 15 Shkurt 2023

Share:

Real Madridi ka shënuar fitore të lehtë kundër Elches në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

“Mbretërit” fituan 4:0 kundër Elches në stadiumin “Santiago Bernabeuo”, shkruan Demokracia.com.

Asensio zhbllokoi shifrat në minutën e 8-të, me asistimin e Carvajal.

Karim Benzema me dy gola nga penalltia në minutën e 31-të dhe 45-të trefishoi epërsinë.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë përballje e shënoi mesfushori kroat, Luka Modriq në minutën e 80-të.

Real Madridi zë vendin e dytë me 48 pikë. Elche është e fundit me vetëm 9 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme