Sport
Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Granadas, rimerr kreun e La Ligas
Demokracia
18:05 | 21 Nëntor 2021

Share:

Real Madridi ka triumfuar kundër Granadës në takimin e xhiros së 14-të kampionale në La Liga.

“Mbretërit” fituan 1-4 ndaj Granadës në udhëtim në stadiumin “Estadio Nuevo Los Carmenes, shkruan Demokracia.com.

Asensio në minutën e 19-të dhe Nacho gjashtë minuta më vonë ia dhuruan dy golat e parë “madrilenëve”.

Suarez shënoi golin e parë dhe të vetëm për Granadën në minutën e 35-të.

Ndërsa, në fraksionin e dytë të lojës, Vinicius Junor në minutën e 56-të shënoi golin e tretë për Los Blancos pas një aksioni fantastik.

Mendy “vulosi” fitoren e Real Madridit 14 minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Real Madridi me këtë triumf rikthehet në vendin e parë me 30 pikë, dy më shumë se Sevilla, kurse Granada është në vendin e 18-të me 11 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme